Të fundit

Më shumë se 700 persona nga Presheva u vaksionuan kundër gripit sezonal

Më shumë se 700 qytetarë nga Komuna e Preshevës kanë marrur vaksinën kundër gripit sezonal në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka pranuar 1600 doza gripit sezonal.

Personi që do të vaksinohet duhet së pari të ekzaminohet nga mjeku i zgjedhur në mënyrë që të mos ketë kundërindikacion, dmth alergji ndaj vezëve, si dhe përbërësve të vaksinës si Gentamicin dhe Formaldequin.

Duhen nga tre javë në një muaj për të fituar imunitetin. Prandaj, është koha e duhur për të marrë vaksinën e gripit sezonal deri në fund të tetorit, më së voni në fillim të nëntorit, sepse virusi i gripit sezonal është aktiv që në fillim të dhjetorit/presheva.al