Lajme

Hashim Thaçi lajmërohet nga Uashingtoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi prej disa ditësh ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi ka zhvilluar edhe takime me shqiptarët në Amerikë.

Mbrëmë Thaçi ka takuar edhe Elmi Berishën, i njohur si veprimtar i komunitetit shqiptar në SHBA.

Berisha madje bëri të ditur se takimi ishte vazhdimësi e bisedimeve lidhur me Kosovën dhe qasjen e re në Washingtonin zyrtar.

“Të bashkuar, të fituar”, tha ai.

Thaçi së fundi nga Amerika theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke duke shtuar se vizita e tij në Amerikë ishte e domosdoshme pas gjithë bisedimeve të cilat pati zhvilluar në Bruksel