Sonte Maqedonia e Veriut hap kufijtë me Kosovën dhe Luginën e Preshevës
Prej sonte në mesnatë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në vendet fqinje pas test PCR. Vendimi hyn në fuqi pas orës 24, njoftojnë autoritetet kufitare.
Siç dihet, Maqedonia me Shqipërinë mund ta kalojnë kufirin dhe qytetarët e Shqipërisë mund të vijnë ne Maqedoni pa treguar test dhe shpresojmë se kjo do të fillojë edhe me Kosovën dhe Serbinë qysh nesër, pasi qeveritë e atyre shteteve ishin pozitiv për hapjen e kufijve.
Megjithatë autoritetet sugjerojnë që qytetarët që duan të udhetojnë në Serbi të presin deri nesër në mengjes, sepse nga ky shtet ende ka disa paqartësi.