Arifi viziton Ministrin e Drejtësisë Selim Selimin
Kryetari i komunës së Preshevës në vazhdën e takimeve me përfaqësues politik të Qeverisë së Kosovës, sot vizitoi dhe Ministrin e Drejtësisë Selim Selimin, përcjell Ministria e Lajmeve.
I pari komunës vlerëson se z.Selimi ka dhënë një kontribut të madh për Luginën e Preshevës.
“Është me prejardhje nga Presheva dhe ndjek nga afër zhvillimet në luginë të Preshevës dhe kontribon pandërprerë për ne”- shkroi z.Arifi.
Postimi i plotë :
Në Prishtinë vizitat i përfundova me takimin me Ministrin e Drejtësisë mikun tim Selim Selimi
Selimi ka dhënë një kontribut të madh për luginën e Preshevës qysh nga kyçja e tij në politikën kosovare, fillimisht si këshilltar i ish presidentes Jahjaga, si udhëheqës i kabinetit të ish kryeministrit Haradinaj dhe tani si Ministër i Drejtësisë.
Është me prejardhje nga Presheva dhe ndjek nga afër zhvillimet në luginë të Preshevës dhe kontribon pandërprerë për ne, ku si projekt kishte realizuar ndërtimin e parkut, zë i fuqishëm për themelimin e fondit kombëtar të Solidaritetit, projekte që do të realizohen për Zyrën e të rinjëve dhe IT School.
Faleminderoj Ministrin për kontributin për luginën e Preshevës,
Presheva krenohet me Selimin.