Shqipëri

Berisha akuzon rëndë Myftiun e Tiranës Ylli Gurra

Skënder Bruçaj u tërhoq sot nga gara për një mandat të dytë në drejtimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndërsa në garë janë katër kandidatë, por më të favorizuar janë Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Bujar Spahiu, aktualisht nënkryetar i KMSH.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon rëndë Myftiun e Tiranës Ylli Gurra, si njeri të Edi Ramës, duke e quajtur imam të narkoshtetit.

“Fiton Imami i narkoshtetit! Hei xhemat! Mos harroni se ndonjehere ne qimet e mjekres se imamit fshihet ai qe qofte trete, pra vet shejtani. Fjale e urte huaj. Per analogji. Ne qimet e mjekres se Imam Ylli Gurres fshihet vet Taulant Bamirs Mond Bega! Rrofte kryeimami i narkoshtetit! Gezuar, gezuar! Tani edhe imamin e kemi te sojit tone”tha Berisha. Zgjedhjet do zhvillohen nesër për kreun e ri të KMSH-së