UEFA lejon kthimin e tifozëve në tribuna
Tifozët do të lejohen të kthehen në stadium në ndeshjen e për klube dhe të kombëtareve, duke filluar nga java e ardhshme me ndeshjet e përfaqësueseve, ka konfirmuar UEFA.
Stadiumet do të lejohen të mbushen 30 për qind e kapacitetit, dhe do të rihapen vetëm aty ku e lejon ligji vendor.
Tifozët mysafirë nuk do të lejohen në këtë fazë të pandemisë COVID-19, transmeton KOHA.
Ky vendim u mor pas testimit në Superkupën e Evropës ndërmjet Bayernit dhe Sevillës ku u lejuan që në stadium të jenë 15 mijë tifozë.
Ky testim është cilësuar si i suksesshëm përkundër që qyteti nikoqir Budapesti pati rritje rekorde të të prekurve me koronavirus para se kjo ngjarje të zhvillohej.
UEFA ka konfirmuar se distanca sociale do të e obligueshme, e gjithashtu edhe mbajtja e maskave, sipas rregullave të përcaktuara të vendit.