Kryesore

Shqiptarja shpallet mjekja më e mirë në Slloveni, dekorohet nga presidenti

Mjekja gjinekologe shqiptare Hatije Ismaili, është dekoruar nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Slloveninë”.

Këtë dekoratë mjekja e ka marrë falë suksesit të saj në punë gjatë pandemisë, raportojnë mediat vendase.

Ismaili ka lindur në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në shkollën “Ismail Qemali”, ku bëri dhe 2 vitet e para të gjimnazit.

Më pas ajo u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në Prishtinë.

Ndërsa, më vonë ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Pasi disa ekperiencave të ndryshme ajo aktualisht punon në Novo Mesto të Sllovenisë.