Rrëzohet avioni ushtarak në Serbi, raportohet për viktima
Në rrethinën e Lloznicës, në fshatin Vrasina, është rrëzuar një aeroplan ushtarak. Aeroplani fluturonte nga Borina e Poshtme ku sipas dëshmisë së një vendasi, për pak e ka goditur shtëpinë e tij, dhe ka vazhduar kah Vrasina, lajmërojnë mediet serbe.
Në Serbi është rrëzuar një aeroplan ushtarak, raportohet se një pilot ka mbetur i vdekur kurse për pilotin tjetër po bëhen kërkime për ta gjetur.
Përnjëherë u kthye me vrull afër minierës së Vrasinës dhe praktikisht ra në oborr të fshatarit Vitomir Taskoviq.
Sipas dëshmisë së vendasve, është dëgjuar një zhurmë e madhe, zjarr dhe tym.
Jo zyrtarisht raportohet se vendasi në oborr të cilit ka rënë aeroplani, është lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e zjarrfikësve, ekipet e policisë të cilët e sigurojnë vendin e ngjarjes dhe janë në pritje të arritjes së organeve hetuese shtetërore.