Lajme

Ambasadori izraelit në Serbi: Njohja e Kosovës është çështje e kryer!

Ambasadori izraelit në Serbi, Jahel Vilan ka thënë se Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator dhe nuk ka më ndonjë pikëpyetje në lidhje me këtë çështje. Vilan këtë deklaratë e ka bërë në një intervistë për televizionin serb N1, duke shtuar se Izraeli e ka mirëpritur njohjen e ndërsjellë me Kosovën.

“Nuk ka asnjë pikëpyetje nëse Izraeli do ta njohë apo jo Kosovën, sepse Izraeli e njohu Kosovën më 4 shtator dhe tani ne duhet të shohim se si të mos lejojmë që kjo të ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Izrael. Izraeli nuk nënshkroi asgjë në Washington, ne nuk ishim pjesë e atij takimi. Një marrëveshje u nënshkrua midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Shteteve të Bashkuara. Kryeministri ynë [Benjamin Netanyahu] ka mirëpritur njohjen e ndërsjellë të Izraelit dhe Kosovës”, tha Vilan.