Të fundit

Cakaj: Librat falas në forcimin e arsimit shqip në Luginën e Preshevës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vlerësuar se shpërndarja e librave falas për do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

Në ndërkohë një punë e vyer nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.Li

Me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë e Kosovës, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës. Atje do të shpërndahen rreth 20.000 libra dhe do të përfitojnë 4.000 nxënës shqiptarë.

Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës.

Përderisa mbetet ende shumë për t’u bërë, ne do të vazhdojmë me masa tjera për ta mbështetur pakursyer Luginën.