Lajme

Mjeku i njohur kosovar vdiq nga COVID-19

Mjeku nga Dragashi, Mynafir Beshiri, ka ndërruar jetë sot, ai njëheri ishte edhe aktivist i Degës së LDK-së atje.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës bëjnë të ditur se Beshiri ishte i prekur me COVID-19.

“Humb betejën me koronavirusin mjeku nga Dragashi. Ndahet nga jeta Dr. Mynafir Beshiri. Dr. Beshiri i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, njofton OMK.

për vdekjen e mjekut ka shprehur edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti. lajmi.net