Fotoja e të miturit në protestë bëhet virale, Paloka mesazh Lleshajt
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka një mesazh për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj një ditë pas protestës së djeshme para parlamentit që eskaloi duke shënuar disa incidente. Policia sërish nuk kurseu gazin lotsjellës ndaj protestuesve, edhe pse mes tyre kishte të mitur dhe gra.
Paloka paralajmëron ministrin për atë që pritet të ndodhë, ndërsa poston foto nga protesta e djeshme, ku pikërisht duket edhe një i mitur me dy gishtat lart dhe me flamurin kuqezi të hedhur në shpinë. Kjo foto është bërë virale në rrjetet sociale. “Ky ishte “krimineli”, “armiku” qe mbreme u sulmua me lende kimike luftarake…O llesh, do te te tjerri populli bashke me shefin tend”, shkruan Paloka.
Opozita ka paralajmëruar se protestat do të vijojnë sa herë të ketë seanca plenare deri në largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.