Lajme

Shqiptari nga Maqedonia, Sabri Demiri, emërohet Kryekëshilltar i Presidentit të Turqisë!

Sipas vendimit të sotshëm të shpallur në Gazetën Zyrtare të Turqisë, shqiptari nga Maqedonia, Sabri Demiri, emërohet për Kryekëshilltar i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përcjell Gazeta Mejdani.

Kush është Sabri Demiri?

Sabri Demiri është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut i lindur në Shkup. Në kohën kur fillon lufta në Bosnie dhe Hercegovinë, Sabri Demiri ishte student në Sarajevë. Për shkak të luftës detyrohet t’i ndërpresë studimet. Pas largimit në Sarajave shkon në Damask të Sirisë. Për dy vite rresht atje mëson gjuhën arabe.

Në vitin 2009 emërohet për konsulent për shtyp dhe marrëdhënie me publikun pranë Kryeministrisë së Turqisë. Në vitin 2013 emërohet për këshilltar për Ballkan i Kryeministrit të atëhershëm, Recep Tayyip Erdogan.

Ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e Rexhep Tajip Erdogan në Ballkan.

Pas zgjedhjes së Erdoganit për president i Turqisë, me datë 22 tetor 2014, emërohet për Këshilltar i Presidentit.

Sabri Demir është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai flet gjashtë gjuhë: Gjuhën shqipe, gjuhën turke, gjuhën boshnjake, maqedone, arabe dhe angleze.

Ky vendim është shpallur sot në Gazetën Zyrtare të Turqisë./Gazeta Mejdani/