Sinani: Nuk do të marrë asnjë pozitë udhëheqëse në shumicën e re me elemente të qeverisjes teknike
“Nuk do të marrë asnjë pozitë udhëheqëse në shumicën e re me elemente të qeverisjes teknike”, kështu ka deklaruar kryetarja e PVD’s dega në Preshevë.
Gjatë emisionit “Zëri Politik” në Rtv Aldi kryetarja e PVD-së dega në Preshevë znj.Ardita Sinani ka deklaruar se e keqja më e vogël për Komunën e Preshevës është zgjedhja e z.Salihu për kryetar të komunës, ku znj.Sinani është shprehur se në këtë shumicë të re me elemente të qeverisjes teknike nuk do të marrë asnjë pozitë udhëheqëse, por beson në bashkpuntorët e partisë së saj ku do të udhëheqin me profesionalizëm pozitat që do ti drejtojnë.