Të fundit

Pas rënies së pushtetit lokal, Shqiprim Arifi kërkon timonin e famshëm 20+ që siguron stabilitet politik

Gjatë ditës se djeshme nodhën shumë të papritura në skenën politike të komunës së Preshevës.

Dorëheqja nga pozita e kryetarit të Kuvendit Komunal nga kryetari i LRPDSH’s z.Salihu dhe largimi nga koalicioni me partnerin qeverisës APN’n, si dhe dorëheqja nga pozita e nënkryetarit të Alternativës për Ndryshim e z.Aliu e ka shtyrë kryetarin aktual të komunës së Preshevës të reagoj përmes një deklratate në profilin e tij zyrtarë në facebook, transmeton Ministria e Lajmeve.

Z.Arifi kosideron se justifikimi i largimit të partnerit të koalicionit nga pushteti lokal është pozita e zëvendës kryetarit të komunës së Preshevës, ndërsa arsyet e deklaruara nga LRPDSH nuk janë të vërteta.

Po ashtu ai tutje deklaroi se largimi i Armend Aliut nga subjekti i APN’s është për interesa personale të z.Aliut i cili qëllimet e subjektit tonë i ka shëndrruar në antivlerë pazari.

Deklarata e plotë e Shqiprim Arifit :

Krejt çka kam synuar që nga fillimi i kyçjes sime në politikën lokale në Preshevë ka qenë fare e thjeshtë, më lejoni të përfundoj një mandat të plotë katër vjeçar pa malverzime, pa makinacione e pa pazare politike, mbi tryezat e kafeneve të shumëta në vendin tonë.

Së paku të përfillet verdikti final i qytetarëve të Komunës së Preshevës për zgjedhjet përkatëse dhe pastaj në fund të epilogut qeverisës të mandatuar nga sovrani, do të i zbërthejmë të arriturat dhe të pa-arriturat, lavdatat dhe kritikat objektive dhe kështu ky konspekt do të përmbaj çdo gjë nga pak për simpatizantët e cinikët, në të gjitha taborret politike lokale pozitë dhe opozitë.

Ja që kjo nuk po funksionon në sistemin e trashëguar provincial të politikave feudale dhe ekonomike në Komunën e Preshevës dhe kështu po i afrohemi zgjedhjeve të pesta në rradhë brenda katër viteve (dy herë të jashtëzakonshme) duke ndërruar kështu 4 koalicione qeverisëse, pothuajse çdo vit nga një. Çmenduri!

Të gjithë ata që më njohin e dinë se nuk kam pasur kurrë ambicje ragmi-jane për t`u shpallur monark/autokrat lokal, duke kapur pushtetin dhe mbajtur deri në ditët e amshimit, për t`i ngopur apetitet ekonomike individuale dhe klanore. E as nuk kam lidhur këtë periudhë të kyçjes sime politike me fatin tim personal, por thjeshtë është një shërbim dhe përkulje për qytetarët e Komunës së Preshevës, të cilët kanë përjetuar dekada të rënda nga konjuktura e kaluar politike. Prandaj, nuk kam kuptuar asnjëherë “reformatorët” lokal për pretendimet e tyre për një ambient lokal demokratik, pa arradhat politike të kusarëve dekador, sepse një shumicë e tyre ende po mbijetojnë në subjekte politike, duke ngulëfatur çdo tentativë të reformave demokratike në vend. Ata kanë sotisfikuar sistemin e tyre të kapur e uzurpuar dhe kjo më bënë të jem ai që do të luftoj deri në fund.

Në këtë situatë të rëndë sfiduese të pandemisë globale, ish-partneri qeverisës ka vendosur të tërhiqet nga pushteti lokal të arsyetuar në mungesë të proporcionalitetit dhe marrëdhënjeve reciproke, ndërkaq me makinacione të tilla, Komuna e Preshevës do të përballohet edhe më tej me situata jo-stabile politike e cila në mungesë të funksionimit të institucioneve lokale, do të vie sherr pas sherri. Unë nuk desha kështu, këtë rrugë e kanë zgjedhur ata, prandaj i kam thënë disa herë: “Rrini bre?!”

Pra vendimi i partnerit tonë koalicionar, per daljen nga koalicioni, hedh poshtë çdo angazhim të tyre në parime dhe vlera të demokracisë. Dhe nuk është as serioze, me mshehur prishjen e koalicionit dhe të pushtetit, pas një dorëheqje kinse “morale” dhe paraqitjes së shpëtimtarit të qytetit, që është dyftyrësi e theksuar, pasi po i bëjmë gati 3 vite së bashku në pushtet. Arsyja e prishjes së koaliconit që mshifet pas “dorëheqjes”, është vetëm posti i zëvendës kryetarit të komunës e asgjë tjetër.

Në momente ku vendi jonë është privuar tragjikisht në situatë pandemike dhe në faze të rifillimit të procesit të rëndësishëm të negociatave Prishtinë-Beograd, ku përcaktohet edhe fati jone, vendime të tilla për “dorëheqje” (në fakt prishje pushteti), prioritetizojnë personalen mbi atë kolektiven dhe nënkupton se modeli i vjetër për interesa partiako-klientaliste, nuk është shuar akoma.

Në marrëveshjen koaliconare të 2018-tës, ka qenë e paraparë që pozita e zëvendës kryetarit të komunës ti takoj grupit të LRPDSH-ës, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentarete të viti 2020, zëvendës kryetari aktual për pazare personale dhe duke shkelur principet dhe vlerat që e përbëjnë ALTERNATIVËN, ka shëndrruar pozitën e tij në një antivlerë pazari, ku vazhdimisht është duke e përdorur për realizimin e interesit të tij personal, duke mos përfillur paktin e përbashkët (ku ka qenë personi në fjalë vetë prezent) dhe duke lënë anash secilin parim dhe rezikuar kështu në këtë formë pushtetin aktual apo të ardhmen e Preshevës.

Të vetëdijshëm tani të gjithë, se ky i fundit ka muaj që nuk i përket subjektit tonë (gjë që ishte formalizuar në zgjedhjet e brendshme partiake, që janë prolonguar për shkak të zgjedhjeve lokale në Bujanoc, atyre parlamantere si dhe pandemisë globale) dhe që mundohet të hakmirret, pasi kërcënimet dhe shpifjet e tij nuk kanë patur sukses, duke e përdor kartën e fundit duke mos u dorëhequr nga posti i zëvëndës kryetarit të komunës dhe me këtë duke e prishur pushtetin Lokal.

Gjithashtu ju njoftoj që, i kemi propozuar LR-PDSH-së shkarkimin e zëvendës kryetarit të komunës, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes, për të cilën propozim, skemi marrë pëlqim nga ta.

Iniciativa e Alternativës për të ndërtuar një listë të përbashkët për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, ka qenë hapi më i guximshëm dhe vizionar, edhe pse që në fillim na është kërkuar që të bëjmë kompromise, duke lëshuar një subjekti tjetër vendin e parë në listë.

Poashtu, ALTERNATIVA nuk mbanë përgjegjësi për ndjenja personale të servilitetit, siç është pozita e tij në listën e përbashkët Shqiptare, listë kjo e iniciuar nga AltALTERNATIVA me qëllim të realizimit të aspiratave tona kombëtare. Por duke nuhatur paraprakisht ndjenjën e pakënaqësisë sidomos tek partitë e vogla politike pjesëmarrëse në listë të përbashkët, kam propozuar dhe mundësuar që ndarja e financave nga të ardhurat që mundësohet nga transferi shtetëror për shkak të prezencës parlamentare, të jetë proporcional dhe i barabartë për të gjithë (si për partitë e mëdha poashtu edhe për ato të vogla), por ja që për partnerin tonë të deritanishëm kjo gjë nuk mjaftoi, që në kohe pandemie dhe në prag të negociatave Prishtinë-Beograd, vendosi njëanshëm të prish Pushtetin Lokal edhe ate përmes SMS-ave dhe Rrjeteve Sociale.

Të dashur Qyetarë,

Ne vazhdojmë ti qëndrojmë ithtarë kauzës për marshim të pandalshëm progresi në procesin e ndërtimit të komunës sonë dhe mirëqenjes së jetës së qytetarëve, pavarësisht situatatave të tilla e të pabaza, me arsyetime plot boshllëqe dhe të mbushura me kontradita dhe interese personale dhe maniakizëm politik, e tëra në faturën tuaj. Fatkeqësisht, ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë dekada me radhë. Por ne nuk do ta lejojmë këtë!

Tash është momenti i JUAJ, tash është momenti ku vendosim së bashku, tash është momenti për të ardhmen e Preshevës, tash është momenti kumunistave dhe grupeve të interesit tua çrrënjosim themelin, tash është momenti ku të rinjët e Preshevës ta përqafojnë të ardhmen dhe tash ALTERNATIVA nuk ndalet më! Të presim zgjedhjet e rradhës për të ua mundësuar Juve, Qytetarë të dashur, të jepni verdiktin e fundit dhe të vendosni me shumicë të madhe (20+), timonin e famshëm që siguron stabilitet politik, për ALTERNATIVËN për Ndryshim.