FutbollSporti

Sevilla finalistja e parë e Ligës së Evropës

Sevilla është finalistja e parë e Ligës së Evropës. Klubi spanjoll sonte në gjysmëfinale ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultatin 2:1.

Unitedi kishte kaluar në epërsi me anë të Bruno Fernandesit në minutën e 9-të. Fernandes shënoi nga penalltia. Por Sevilla arriti ta përmbysë rezultatin. Suso (26’) dhe Luuk de Jong (78’) realizuan golat për Sevillën.

Sevilla në finale e pret fituesin e duelit të nesërm mes Interit dhe Shakhtar Donetzkut.

Finalja do të luhet më 21 gusht. Turneu final i Ligës së Evropës po luhet në Gjermani. Finalja do të luhet në stadiumin “RheinEnergieStadion” në Koeln.