Shqipëri

Protestuesit e dhunshëm të PD- LSI tentojnë të mos lenë deputetët të hyjnë në Kuvend

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës për të cilën nuk është dhënë leje nga Policia e Shtetit, masa të shumta sigurie janë marrë nga forcat e rendit. Një numër i madh efektivësh janë vendosur tek parlamenti, ku ndodhen dhe Forcat Shqiponja por edhe të Gardës. Protestues te dhunshem te PD- LSI ne baze te nje skenari te pergatitur kane tentuar te mos lejojne deputetet te hyjne ne Kuvend. Ata kane tentuar dhunshem te mos lene ministrin Blendi Klosi te hyje ne Kuvend. Policia ka nderhyre duke zbrapsur dhunuesit e opozites. Dhuna e PD- LSI nuk eshte mjaftuar me kaq. Militantet e opozites kane hedhur shashka, materiale ndezese dhe kapsolla.

Opozita vendosi të protestojë sot sapo Konferenca e Kryetarëve mori vendim të zhvillonte seancën e së enjtes së kaluar pasdite në orën 17:00. Megjithëse është një protestë e paparalajmëruar dhe pa marrë leje Policia e Tiranës ka marrë gjithë masat për mbarëvajtjen e saj dhe sigurinë e institucionit të parlamentit.

Plani i masave të zbatuar është i ngjashëm me protestat e mëparshme të opozitës por vërehet një numër më i vogël policësh. Është formuar një kordon me punonjës rendi përgjatë gjithë rrethimit ku vërehet se të gjithë janë të pajisur me maska kundër gazit. Po kështu vërehet se mungojnë policët femra. Në vijë të dytë janë pozicionuar forcat “Shqiponja” ndërsa pranë godinës së parlamentit është vendosur Garda e Republikës. Në rrethimin e xhamisë së Namazgjasë janë pozicionuar FNSH-të, zjarrfikëset dhe autoambulancat. Në godinat e larta pranë parlamentit janë forcat RENEA.