Serbia ka vendosur PCR test për disa vende të rajonit
Të gjithë qytetarët e huaj që do të hyjnë në Serbi nga territori i Kroacisë, Maqedonisë Veriore, Bullgarisë dhe Rumanisë duhet të kenë patjetër një PCR-test negativ që nuk është më i vjetër se 48 orë, kjo masë u vendos sot në seancën e Shtabit të Krizave, transmeton Ministria e Lajmeve.
Ky vendim do të jetë i vlefshëm nga dita nesërme, 15 gusht dhe nuk vlen për shtetasit serb që vijnë nga territori i vendeve të lartëpermendura, kështu deklaroi epidemiologia Darija Kisić Tepavčević para gazetarëve para pak çastesh.