Lajme

Çfarë po ndodh me koalicionin?! – Selmanaj tallet me Haradinajn dhe Selimin

Brenda kabinetit të Avdullah Hotit po zhvillohen përplasje të njëpasnjëshme. Pasi ministrat nga AAK’ja e kritikuan shefin e Qeverisë, tash zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj ua ka kthyer, duke e mbrojtur Hotin.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka përsëritur se çarjet brenda koalicionit qeverisës nisën kur Hoti nuk e mori atë, si përfaqësues të AAK’së, në takimin me presidentin serb, Aleksander Vuciqin në Bruksel. Më pas, sipas Selimit, Hoti krye në vete e caktoi Skender Hysenin koordinator për dialogun me Serbinë.

Tash këtij i është kundërpërgjigjur Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër nga LDK’ja.

Sipas tij, dialogu teknik i kalon së kaluarës dhe se ky proces aktual do të përfundojë me njohje reciproke.

“Kjo temë kërkon transparencë, unitet dhe lidership me përgjegjësi të larta shtetërore e kombëtare. Këtë angazhim dhe përkushtim tashmë e ka dëshmuar qeveria me kryeministrin Hoti”, është shprehur ai.