FutbollSporti

Lazio nuk dorëzohet, bën super ofertë për Muriqin

Është Lazio që vazhdon të insistojë për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.

Pas publikimit të informacioneve se Fenerbahce ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë euro të Lazios, të rejat e fundit nga Italia thonë se ekipi kryeqytetas ka nisur një tjetër ofertë.

Sipas Di Marzios, Lazio tani i ka ofruar skuadrës turke 18 milionë euro për Muriqin, përcjell lajmi.net.

Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve ka bërë që Lazio të kërkoj me deomos përforcimin e fazës së sulmit, me Muriqin që konsiderohet si njeriu i duhur.

26 vjeçari nga Kosova, ka pasur një sezon të mirë te Fenerbahce, ku në 32 paraqitje ka shënuar 15 gola në ligë.

Kujtojmë se Muriqi ka përvojë edhe ndërkombëtare. Në 23 ndeshje me Kosovën, ka realizuar tetë gola.