Lajme

Italia e dërgon një ekip mjekësor për ta ndihmuar Kosovën në betejën me Covid 19

Italia, që tashmë ka stabilizuar gjendjen me virusin Covid 19, do të dërgojë për ndihmë në Kosovë një ekip ushtarako-mjekësor.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka biseduar sot me homologun italian, Luigj Di Maio.

MPJD e quan këtë telefonatë “të përzemërt”, ndërsa në komunikatë thuhet se Ministrja – Haradinaj Stublla i ka shprehur mirënjohjen e saj homologut italian për kontributin e Italisë në shtetndërtimin e Kosovës, si partner strategjik, veçanërisht në aspektin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend, përmes komandës së KFOR-it.

Tutje, MPJD njofton se kryediplomati italian i ka konfirmuar ministres se shteti i tij do të dërgojë në Kosovë një ekip mjekësor.

Tutje, MPJD njofton se kryediplomati italian i ka konfirmuar ministres se shteti i tij do të dërgojë në Kosovë një ekip mjekësor.

Ndryshe, Italia, gjatë pranverës ka qenë shteti më i goditur në botë nga Covid – 19, duke shënuar qindra mijëra infektime. Në verë, Italia stabilizoi gjendjen, ndërsa tash ka nisur ofrimin e ndihmës për shtetet që po konsiderohen se kanë hyrën në valën e dytë të infektimeve