FutbollSporti

Arsenali fiton FA Cup

Arsenali ka fituar në finalen e FA Cup duke e mundur Chelsean me rezultat 2-1. Ky është trofeu i parë i Mikel Artetas si trajneri i Arsenalit e që është tepër i shijshëm pasi që shpëton sezonin katastrofal të Arsenalit në Premier Ligë. Chelsea kaluan të parët në epërsi por që mandej rezultatin e përmbysi Arsenali

Arsenali e ka shpëtuar sezonin e tyre.

Ata kanë arritur që ta mposhtin në finale të FA Cup skuadrën tjetër të Londrës, Chelsea me rezultat 2-1, rezultat ky që e dërgon Arsenalin në Ligën e Kampionëve.

Chelsea e filloi shumë më mirë takimin.

Që në minutën e gjashtë Christian Pulisic do ta shënonte një gol të bukur pasi u asistua nga Olivier Giroud.

Minutat e parë të pjesës së parë i takua Bluve të Londrës që dominuan ndeshjen në çdo pjesë të fushës.

Por kjo do të zgjaste deri në minutën e 26-të kur Aubameyang do të dilte përpara me top por Cesar Azpilicueta do të shkaktonte penallti të cilën në gol do ta shndërronte Aubameyang.