Maqedoni

Kreu i BFI-së në Maqedoninë e Veriut infektohet me COVID-19

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Fetahu nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook ka informuar se gjendja e tij është mirë.

– Momentalisht, gjithçka është normale pa ndonjë simptom problematike. U qëndroj preciz rekomandimeve mjekësore dhe jam në kurim shtëpiak.

E konsideroj veten si i i sprovuar nga i Madhi Zot. Reisul Ulema Fetahu bën apel që të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve të organeve kompetente dhe që sot besimtarëve mysliman ua uron festën e Kurban Bajramit –