Lajme

Vuçiqi për AKS-në: Nuk më intereson nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur gjërë e gjatë për Kosovën të enjten, kur pritet takimi i radhës në Bruksel mes Skender Hysenit e Marko Gjuriqit.

Ai ka folur për “ditët e vështira që po e presin Serbinë”, ndërkohë tha se sot në Bruksel do të flitet për personat e zhdukur dhe çështjet ekonomike.

Po ashtu ka folur edhe për marrëveshjet që janë arritur në të shkuarën, përfshirë edhe atë për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS).

Shumë pika të marrëveshjes për krijimin e këtij asociacioni janë shpallur anti-kushtetuese në Kosovë.

“Nuk më intereson a është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës apo jo”, tha Vuçiq, duke aluduar për Asociacionin, përcjell B92.