Gjysmë milioni maska do të shpërndahen për qytetarët në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar në konferencë për media se ka shpërndarë resurce të reja në luftimin e pandemisë COVID-19.
Ai ka treguar se janë angazhuar 200 profesionistë në funksion të menaxhimit të pandemisë. Po ashtu ka treguar se janë planuar disa aplikacione për licencimin e laboratorëve dhe institucioneve private për testime për COVID-19.
Po ashtu ka treguar se janë në vlerësim për të ndërmarrë masa të reja.
Po ashtu Zemaj ka treguar se është formuar bordi këshillues për COVID-19 me ekspertë të mjekësisë. Ndërkohë ka treguar edhe për donacionin që do të jepet për qytetarët në maska dhe pajisje tjera mbrojtëse, donacion që ka ardhur nga Jordania.
“Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë resurce, 200 profesionistë në funksion të menaxhimit të pandemisë, në QKUK dhe spitale të përgjithshme. Kemi hapur Kemi hapur procesin e licencim për testime dhe kemi pranuar disa aplikacione, të cilat do të shqyrtohen nga bordi i ri për licencim. Jemi në proces të sigurimit të pajisjeve të nevojshme për decentralizimin e testimeve molekulare PCR. Kam zgjeruar kapacitetin duke formuar bordin këshilldhënës për COVID-19 që përbëhet nga doajenë të mjekësisë. Vendimet e reja do të bazohen nga opinionet e diskutimet e këtij bordi dhe masat e reja që jemi në përgatitje në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së. Prioritet është pajisja e qytetarëve e institucioneve me masa mbrojtëse. Komunave do t’u shpërndahen më shumë se gjysmë-milionë maska dhe së bashku me Qeverinë do të përkujdesemi të jenë në duart e qytetarëve tanë”, ka thënë Zemaj.
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka treguar për donacionin, ndërsa ka bërë thirrje të mbahen maskat e të mos drejtohet gishti kah Qeveria.
“Gjendja nuk është më e mira, por ajo që mund të konfirmoj është përkushtimi i institucioneve e ministrit Zemaj. Ajo që dua të njoftoj është se kam pranuar një ndihmë nga Jordania, ndihmë kjo që ka ardhë fal angazhimit të prof. Arianit Shehu dhe bashkëpunimit që kam pasur. Kanë ardhur gjysmë-milioni maska dhe gjell dezinfektues. Do të shpërndahen sipas nevojës. Do të ketë kriter të shpërndarjes në gjithë Kosovën. Do të bëjmë shpërndarjen në 38 komuna në bazë të numrit të banorëve. Gishti po adresohet nga Qeveria dhe ministri Zemaj. Unë isha në terren në disa vende dhe njerëzit nuk po mbanin maska”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se duhet gjobitur të gjithë njëjtë për mosrespektim të masave, qoftë edhe presidenti Hashim Thaçi.
“Ai që nuk e respekton këtë masë duhet të gjobitet pa hezitim. Pasi është edhe porosi te publiku edhe porosi tek qytetari. E shoh më drejtpërdrejt. Isha në fshat timin dje e pash që po mbahen të pame. E kuptoj krejt. Duhet të marrim seriozisht pasi e kemi virusin rrezik permanent që i japim lëvizje. Respektimi i masave është për gjithë popullin. Ne dorë e kemi me informu, menaxhu me marrë masa lehtësuese e sanksionuese, këtë mund ta bëjë ministri Zemaj. Problem është mosrespektimi i masave”, ka shtuar Tahiri, i cili ka treguar se janë identifikuar dy hapësira për të rritur kapacitetin me shtretër.