Turqi,18 viktima dhe 926 raste të reja me koronavirus
Brenda 24 orëve të fundit 1.014 pacientë të tjerë janë shëruar nga Covid-19 në Turqi, duke e çuar totalin në 199.834 pacientë të shëruar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 217.799, pasi 926 raste të tjera rezultuan pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 41.215. Numri i vdekjeve në Turqi gjithashtu ka shkuar në 5.458, pasi janë regjistruar 18 vdekje të reja.
Në Turqi që nga fillimi i pandemisë janë realizua gjithsej 4.19 milionë teste për koronavirusin e ri (Covid-19).