Arifi: Detyrë e çdo Shqiptari është Uniteti dhe vetëm të unifikuar jemi më të fuqishëm
Pas nënshkrimit të marrëvsehjes për qeverisje lokale të partive shqiptare sot në Bujanoc, ka reaguar edhe kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, transmeton Ministria e Lajmeve.
Arifi përmes një reagimi ka përshëndetur këtë marreveshje si dhe ka deklaruar se marrëveshje të tilla garantojnë përkushtim drejt realizimit të qëllimeve dhe idealeve tona për sigurimin e një jete më cilësore për shqiptarët e Bujanocit.
Postimi i plotë :
Sot partitë Shqiptare në Bujanoc kanë treguar edhe një herë unitet duke nënshkruar marrëveshjen e përbashkët për qeverisje lokale.
Marrëveshje të tilla garantojnë përkushtim drejt realizimit të qëllimeve dhe idealeve tona për sigurimin e një jete më cilësore për shqiptarët e Bujanocit.
Alternativa për Ndryshim si pjesë e kësaj marrëveshje edhe këtë herë gjatë negociatave e ka dëshmuar gadishmerinë e saj për të qenë të përfshirë në një proces të rëndësishëm unifikues, pa kushte dhe duke mos vështirësuar negociatat me kërkesa tendencioze vetëm për të realizuar 21 shqiptar.
Edhe pse numri i përfaqësuesve në Kuvend do të jetë i vogël, ALTERNATIVA vazhdon të jetë partia më e madhe në Luginë dhe nëpërmjet koncensioneve të ndryshme si në Listën e Përbashkët por edhe në marrëveshjen e Bujanocit ka kontribuar që Lugina e Preshevës të ketë një tjetër pasqyrë të spektrit politik.
Falënderim të veçantë për Ministrin Gent Cakaj për përkushtimin dhe angazhimin maksimal për realizimin e një koalicioni qeverisës të Shqiptarëve!
Faleminderit dhe urime Bujanoc ???