Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllur për Maqedoninë e Veriut?
Sipas parashikimeve, edhe në dy javët e ardhshme nuk do të ketë pushime në plazhet e Greqisë. Bashkimi Evropian duhet ta azhurnojë të ashtuquajturën Listë të bardhë deri nesër, por parametrat që i kërkojnë tregojnë se Maqedonia nuk do të jetë përsëri në të. Konkretisht, BE kërkon që secili vend jo anëtar të ketë deri në 20 raste të reja me Covid në dy javët e fundit- 19 për 100.000 banorë kurse vendin tonë ai numër është nga 400 në 2 milion banorë. Për pushim në det do të presim, por në ndërkohë, prej sot katër persona do të mund të ulen në kafene edhe nëse nuk janë anëtar të familjes, pasi u shfuqizua protokolli. Por, kjo nuk mjafton që të kthehet normaliteti në objektet gastronomike. Nga Oda e Gastronomëve nuk heqin dorë nga kërkesa që Qeveria të miratojë protokoll për organizimin e festave, siç janë dasmat dhe ahengjet tjera familjare.
Propozimi i Qeverisë për shfuqizimin e protokollit për objektet gastronomike erdhi nga Komisioni i sëmundjeve infektive për zbutjen e pasojave ekonomike. Por, nga Komisioni për Alsat thonë se ende nuk mendohet për protokolle të reja për dasmat.