Në komunën e Bujanocit edhe 6 raste të reja me COVID-19, në pritje edhe 27 rezultate
Të infektuar me virusin Kovid-19 të hënën janë konfirmuar edhe gjashtë persona, banorë të komunës së Bujanocit, me ç’rast që nga fillimi i epidemisë numri i të infektuarëve tani është rritur në 39, mirëpo sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dr. Llella Jovanoviq këto informacione duhet të merren me kujdes ngase dyshohet se numri është shumë më i lartë.
Ajo theksoi për Bujanovaçke, se që nga 7 korriku janë në pritje të rezultateve edhe nga 27 mostra të tjera.
4 nga gjashtë të infektuarit janë nga Bujanoci – B.S. (1974), A.I. (1947), B.S. (1972) dhe G.S. (1978), dhe dy janë nga zona e Klenikut një 38-vjeçar nga Spançevci dhe një nga Krshevica i lindur më 1964.
Prania e infeksionit me virusin Covid-19 te këta persona u konfirmua përmes testeve serologjike (PCR).
– I kemi më shumë se 10 raste aktive, disa janë hospitalizuar, ndërkaq pjesa tjetër janë vetizoluar në shtëpi – tha Dr. Jovanoviq.
Në nivel ditor numri i pacientëve që vijnë për t’u kontrolluar në Ambulancën COVID, të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, tejkalon 80-shin, me tendencë të rritjes së mëtejme, ndërkohë që ditë më parë Drejtoresha kishte deklaruar se rreth 90 përqind prej tyre kanë gjetje në mushkëri./Bujanovaçke/