Çfarë po ndodh me Medresenë e Preshevës?!
Imami ne xhaminë e fshatit Zhunicë dhe mësimdhënësi Suad Shabani, ka reaguar dhe njëherit ka informuar opinion preshevar se ne Medresenë e Preshevës kanë ndodhur disa zhvillime jo të mira mes imamit Shabani dhe kolegut nga fshati Norç Lulzim Hasanit.Me poshte e keni edhe reagimim e plote te mesemdhenesit Suad Shabani i cili gjate dites se sotme e ka publikuar ne profilin e tij ne Facebook
Reagim :
Njoftoj masën e gjërë se ka zëra të cilët dëshirojnë të crregullojnë mbarëvajtjen e punës mësimore-edukative në Medresenë e Preshevës duke bërë presione dhe kërkesa për largimin e mësimdhënësve të caktuar nga puna.
Një prej tyre është edhe kolegu Lulzim Hasani nga Norca i cili ka dorëzuar kërkesë në Medrese për largimin tim, me arsyetime të paqarta dhe të pavlefshme.
Person i në fjalë ditë më parë ka bërë të ditur qëllimin e tij të kovertimit (shëndrrimit ) në një : ”Dervish të vërtetë dhe të madh”. Qëllimet ë tij nuk dua ti komëntoj dhe as ti zmadhoj por mjafton përpjekja e tij të shëndrrohet në dikë që dëshiron të pengoj punën e Medresesë duke penguar mësimet Islame dhe duke u munduar të sjellë dervishizmin në vendin tonë.
Duke e marrë parasysh vështirësinë që ka medreseja në aspekte të ndryshme përfshirë edhe atë material kjo do ta rëndojë edhe më shumë gjendjen dhe do ta rrezikon shkollën.
Dëshiroj ta vlerëzojnë kolëgët, nxënësit dhe masa e gjërë reagimin tim dhe ti mbaj të njoftuar për fenomene të këtilla negative.
Kam besimin e plotë që Drejtoria di të vlerësojë dhe të marrë vendimin e duhur, në të kundërtën pasojat do jenë të mëdha për shkollën dhe shoqërinë.
Me rrespekt: Prof ef. Suad Shabani, Imam në Fshatin Zhunicë.