Bota

Presidentja e Bolivisë rezulton pozitive me COVID-19

Listës së personave me influencë në botë, që janë të infektuar me COVID-19, i është shtuar dhe presidentja e Bolivisë, Jeanine Áñez.

Megjithatë ajo është shprehur se virusi nuk ka shfaqur simptoma agresive tek ajo dhe se punën është duke e vijuar nga shtëpia.

“Ndihem mirë, e fuqishme, do të vazhdoj të punoj nga shtëpia”, ka shkruar në Twitter presidentja, raporton TCh.

Së fundmi në Bolivi ka pasur një shtim në rritje të personave të infektuar me virusin korona. Për të minimizuar përhapjen, autoritetet atje kanë ndaluar tubimet masive. Ky vendim vjen disa ditë pasi dhe homologu i saj në Brazil, Jair Bolsonaro rezultoi pozitiv me virusin.