Isa Mustafa rezulton pozitiv me COVID-19
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.
Një njoftim të tillë kreu i LDK-së e ka dhënë përmes profilit të tij zyrtar në Facebook. Ai ka thënë se sot pasi ka përfunduar analizat ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Derisa ka treguar se ndien vetëm plogështi dhe jo ndonjë simptomë tjetër.
Mustafa ka treguar se anëtarët e tjerë të familjes nuk janë prekur nga virusi, derisa thotë se ditët në vijim do të jetë i izoluar.
Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar.
Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”, ka shkruar Mustafa.
Deri tani edhe disa deputetë të LDK-së kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, derisa nuk dihet nëse kreu i LDK-së është infektuar si rezultat i kontaktit me ndonjërin prej tyre.
Kujtojmë se shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ditë më parë ka njoftuar se ishte infektuar me COVID-19. /Express/