Ky shqiptari pritet të bëhet kryetar i kuvendit të Turqisë
Mustafa Shentop, zgjidhet kandidati i partisë qeveritare në Turqi, Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), për postin e kryetarit të kuvendit, pasi kryeparlamentari aktual Binali Yildirim dha doreheqje për të garuar si kandidat i kësaj partie për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 31 mars.
Shentop i cili aktualisht është deputeti i Partisë AK për Stambollin, i lindur më 6 gusht 1968 në qytetin perëndimor të Turqisë, Tekirdag, është nga një familje me prejardhje shqiptare, mëson Almakos.
Ai, pritet të dielën të garojë për kryeparlamentar, ndërsa në 2 raundet e pare nevojiten 401 vota nga gjithsej 600. Në rast se zgjedhja shkon në raundin e tretë, nevojitet shumicë e thjeshtë, ose 301 vota.
Siç përcjell Almakos kundër kandidatë janë, Engin Altay nga Partia opozitare Republikan Popullore (CHP), ndërsa Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) ka njoftuar se do të mbështesë kandidatin e Partisë AK.