Lajme

Arrin në 66 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë

Tetë raste të reja të vdekjeve si pasojë e koronavirusit janë regjistruar të shtunën e 4 korrikut në Kosovë. Deri tash në Kosovë, si pasojë e këtij virusi, kanë vdekur 66 persona.
Në raportin e së premtes Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kishte njoftuar se deri atë ditë ishin regjistruar 58 vdekje. Të shtunën në mesditë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjashtë pacientë kanë vdekur deri në orën 17:00, ndërsa në mbrëmje IKSHPK-ja ka regjistruar edhe dy vdekje të tjera, për të çuar në 66 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend.
E shtuna ishte dita rekorde edhe sa i përket rasteve të reja me COVID-19, me 178 raste të reja.