Bota

Tegnell: Në afat të gjatë, “modeli suedez” kundër Covid-19 do të tregohet si më i mirë

“Në vend që të qeshni me modelin tonë për luftë kundër Covid-9, është më mirë të mësoni diçka nga përvoja jonë, sepse karantina dhe kufizimet e tjera e vendosura në të gjitha vendet evropiane mund të funksionojnë vetëm për një kohë të shkurtër, e jo në afat të gjatë modeli suedez është më i mirë.”

Këtë e pohoi krijuesi i të ashtuquajturit “Modeli suedez” për mbrojtje nga pandemia Anders Tegnell në letrën që e publikoi portali “Politico”.

Qeveria suedeze nuk vendosi masa kufizuese, por vetëm i drejtoi qytetarët si të sillen, që rezultoi në më shumë të infektuar dhe më shumë viktima nga koronavirusi sesa në vendet që vendosën karantinë.

Në letër sqarohet se “modeli suedez” nuk është i njëjtë sikur ai që ishte zbatuar në SHBA dhe Brazil, gjegjësisht “jeto dhe lejo që të vdesin”, as nuk është metodë “secili kujdeset për vete”, por “të gjithë për të gjithë”.

“Modeli suedez” për mbrojtje nga koronavirusi ka rrënjë historike dhe bazohet në idenë se secili duhet të marrë pjesë në mbrojtje (jo vetëm kundër infektimit, por edhe në gjendje të tjera) dhe se të gjithë duhet të kontribuojnë.

Sipas Tegnell, në afat të gjatë, “modeli suedez” do të tregohet si më i mirë, sepse masat e ashpra për kufizim, zonat e kuqe dhe karantina mund të zbatohen vetëm për një kohë të shkurtër.

“T’u kundërshtohemi krizave që zgjasin më gjatë apo kthehen në valë është e mundur vetëm përmes pjesëmarrjes dhe sjelljes së përgjegjshme të të gjithë qytetarëve”, thuhet në letrën nga Stokholmi të publikuar në revistën online “Politico”.