Naser Ziberi: Rivalët maqedonas kanë frikë se një shqiptar mund të bëhet Kryeministër
Kandidati i parë shqiptar për Kryeministër në Maqedoninë e Veriut Naser Ziberi, ka treguar se cilat janë mundësitë që një ide e tillë të bëhet realitet.
Ziberi ekskluzivisht për Info Magazine, ka thënë se emërimi i një kryeministri shqiptar, mund vetëm t’i rris vlerat e shtetit të Maqedonisë së Veriut, njofton Klan Kosova.
”Kjo është një ide që është shndërruar në aspiratë dhe pretendon të bëhet realitet”.
”Do të ishte ideale sikur të gjitha partitë politike shqiptare ta mbështesnin këtë ide për kryeminsitër shqiptar”.
”Ne jemi shumë koshientë që faktori shqiptar, një subjekt politik nuk mund të sigurojë shumicën e mjaftueshme për një shqiptar në Qeveri”.
”Kjo na jep shpresën që mund edhe nominimi im si kandidat i mundshëm për Kryeminsitër, nga një ide të shndërrohet në realitet”.
”Prej këtu del bindja jonë se posti i kryeministrit është po aq i kapshëm sa për çdo parti tjetër, në rend të parë maqedonase”.
A nuk është ofendim për maqedonasit që ta kenë një kryeministër shqiptar?
”Nuk mendoj se mund të jetë ofendim”.
”Përkundrazi nomimimi i një kandidati të mundshëm dhe pastaj emërimi i një kandidati për formimin e Qeverisë, mund t’i rrit vlerat shtetformuese të Maqedonisë së Veriut, vlerat kulturore”.
”Mund të jetë një mesazh shumë serioz ndaj faktorit ndërkombëtar të i cili pretendojmë se Maqedonia është e shkarkuar nga paragjykimet mbi kriteret etnike konfesionale apo çfarëdolloj tjetër”.
”Kjo do të ishte një përparësi, jo hendikep”, thotë ai, njofton Klan Kosova.
A po e marrin me kundërshtim të rreptë rivalët tuaj kryesorë një ide të tillë?
”Fatkeqësisht dy konkurrentët tjerë e kanë pranuar me shumë shqetësim nominimin tim për kryeministër të ardhshëm”.
”Deri në një nivel unë mund t’i kuptoj sepse janë edhe në garë për të qeverisur, por nuk i kuptoj arsyet që japin për ta kundërshtuar idenë që Maqedoninë ta udhëheq një kryeministër shqiptar”.
Ku e kanë problemin në këtë situatë dy konkurrentët tuaj?
”Atyre ‘ju dhemb’ në rend të parë simbolika që shqiptari të jetë kryeministër i këtij vendi”.
”Atyre ‘ju dhemb’ edhe një fakt tjetër që në konceptet e tyre, duket se i mbajnë të rezervuar vetëm për etnitetin maqedonas dhe nuk binden me faktin se duhet të bashkëqeveriset”.
Më tej ai shton se maqedonasit i frikësohen një kryeministri shqiptar, njofton Klan Kosova.
”Janë të shqetësuar edhe për një fakt tjetër, sepse ata kanë frikë realisht se kjo është e mundshme, është e realizueshme”.
”Sepse shumë çështje që janë ngritur si ide janë ngritur në aspirata. Kishim idenë për universitet, sot kemi tri universitete. Ka qenë ide që të flitet shqip dhe e kemi edhe Kuvendin që flitet shqip”.