PD sot ka mbajtur mbledhjen e saj të parë me pas zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të 21 qershorit 2020
Partia Demokratike sot ka mbajtur mbledhjen e saj të parë me kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve pas zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të 21 qershorit 2020, ku ka diskutuar rreth procesit dhe rezultatit zgjedhor.
Partia Demokratike ka vlerësuar lartë kulturën e lartë të qytetarëve shqiptarë të cilët me daljen e tyre kanë arritur që të ruajnë numrin e këshilltarëve shqiptarë prej 26 sosh. Nga rezultati i përgjithshëm zgjedhor Partia Demokratike ka arritur që të del e para nga të 9 partitë pjesëmarrëse me një numër rekord prej 5048 votave.
Me këtë rast, kryesia e PD-së ka falemnderuar të gjithë votuesit shqiptarë të cilët i dhanë fitoren e madhe Partisë Demokratike dhe njëkohësisht vlerësoi lartë kontributin e çdo nëndege dhe aktivisti për të rrumbullakësuar fitoren e shumëpritur të PD-së. Gjithashtu, është vlerësuar pozitive edhe dalja e qytetarëve për zgjedhjet parlamentare, ku pritet që shqiptarët të arrijnë për herë të parë 3 deputetë.