Të fundit

Ministri Zemaj bisedon me kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës për bashkëpunimin në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihun.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Preshevës, përkatësisht rreth mundësive që Ministria e Shëndetësisë ta ndihmojë këtë komunë përmes shkollimit specialistik të kuadrit mjekësor nga Presheva.

Ministri Zemaj tha se MSh dhe Qeveria e Kosovës do të jenë të përkushtuara që ta ndihmojnë Luginën e Preshevës me asistenca të ndryshme, me qëllim të adresimit të problemeve që i kanë banorët atje, sidomos në fushën e shëndetësisë.

Në këtë kuptim, bashkëbiseduesit janë pajtuar të jenë në kontakt të përhershëm duke siguruar që qytetarët, si në Kosovë, ashtu edhe në Preshevë, të kenë shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe të sigurta.