Shikoni dy hartat për ndarjen e Kosovës të Akademisë serbe: Pretendimet e tyre janë deri në Ferizaj dhe Deçan
Pjesëtari i shoqërisë civile në Kosovë, Shkodran Ramadani, ka publikuar dy harta të propozimeve të Akademisë serbë për ndarjen e Kosovës.
Në këto harta, shihen pretendimet e qarta të Serbisë për marrjen e tokës së Kosovës.
Sipas hartave, pretendimet e Serbisë janë të marrin tokën e Kosovës deri në Ferizaj dhe Deçan.
Më posthtë ua sjellim postimin e plotë:
Keto jane dy hartat e propozimeve te Akademise Serbe per ndarjen e Kosoves.
Sic edhe shihet, kufijte e propozuar ketu parashohin vendosjen e kufijve deri ne Deçan dhe Ferizaj.
Nje ndarje e thelle e Kosoves deri ne Jug gati. Pervec kesaj, bazuar ne kete ide Lugina duhet te mbetet jashte Kosoves. Pra nuk eshte shkembim i territoreve, por ndarje e Kosoves.
Kontrast shume i madh me idete qe aktualisht po qarkullojne. Idete e tanishme parashohin shkembim territoresh te siperfaqeve shume me te vogla sesa keto harta ketu.
Idete e sotshme jane me rreziqet dhe pikepyetjet e tyre dhe si te tilla jane te kontestueshme, por te quhen ide çetnike serbe eshte poshtersi qe nuk i ben nder askujt.
PS
Elaborimet me te gjera per keto harta dhe te dhenat shtese nga arkiva te ndryshme i ka Nexhmedin Spahiu.