Lajme

75 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 38 të shëruar

Të shtunën janë konfirmuar 75 raste me COVID-19 në Kosovë. Gati gjysma e rasteve të reja janë në Prishtinë. Në Prishtinë janë 36 raste, kurse në Vushtrri nëntë raste të reja.

Raste të reja ka edhe në Mitrovicë (7), Prizren (5), Fushë Kosovë (5), Skënderaj (4), Istog (3), Rahovec (2) dhe Gjakovë, Lipjan, Mamushë e Pejë nga një rast.

Janë shëruar 38 pacientë të shtunën, kurse numri i të shëruarve ka arritur në 1018.

Në Kosovë të shtunën është tejkaluar shifra e 2000 rasteve. Shifra ka shkuar në 2073 raste, ka njoftuar IKSHPK-ja. 35 pacientë kanë vdekur deri më tani. Ata kanë pasur edhe sëmundje tjera.