Ministri Cakaj: Pjesëmarrja e lartë e mbështetja masive në zgjedhjet për listën e Luginës së Bashkuar është e një rëndësie të patjetërsueshme!
Gent Cakaj, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët
e Jashtme të Shqipërisë nëpërmjet një reagimi në facebook, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj partive politike që janë pjesë e listës së Luginës së Bashkuar.
Postimi i plotë :
Edhe njëherë:
Pjesëmarrja e lartë e mbështetja masive në zgjedhjet për listën e Luginës së Bashkuar është e një rëndësie të patjetërsueshme!
PO, PO: ekzistojnë edhe mendime ndryshe edhe shumë parti politike, por duhet të ketë vetëm një faktor politik në Luginën e Preshevës!
Kjo listë gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës: kjo duhet të jetë pikëfillimi i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën!
Forca vëllezër – bashkimi bën fuqinë ?????!