Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin: Kosova të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se me Kurtin, pati një diskutim shumë të mirë.
“Fillova ditën e dytë në Kosovë me një diskutim shumë të mirë dhe frytdhënës me udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Theksova nevojën që Kosova të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Çfarëdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për njerëzit e saj”, është shprehur Lajçak.