Lajme

Tentoi ekzekutimin e 2 shqiptarëve në Londër, arrestohet 26- vjeçarja britanike

Policia e Londrës arrestoi sot një 26 vjeçare britanike e akuzuar për plagosjen e dy të rinjve shqiptarë në zonën Barking në lindje të kryeqytetit.

E arrestuara është Rushelle McLaughlin banuese në Middlesex.

Ndaj saj janë ngritur akuzat për posedim të një arme zjarri dhe tentativë vrasje.

Dy shqiptarët u goditën me armë brenda makinës së tyre në rrugën Wilmington Gardens, më 4 Qershor 2020.

Drejtuesi i automjetit 24- vjecari shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe vijon të jetë në gjendje kome në spital.

Shqiptari në koma është identifikuar si Dashamir Gashi me origjinë nga Kukësi.

I plagosuri tjetër pa pasoja për jetën është një tjetër 20 vjeçar shqiptar.