Lajme

Kryetari i Kamenicës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kastrati ka bërë të ditur se aktualisht s’ka asnjë simptomë, por ka shtuar se do të qëndrojë i vetizoluar, sipas rekomandimeve të mjekëve.

“Jqavën e kaluar kam pasur kontakt me një koleg nga Prishtina. Para dy ditësh kolegu ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Në momentin që e kam kuptuar që ai ka bërë testin jam vetizoluar, ndërsa dje jam paraqitur për të bërë testin. Sot jam informuar që testi ka dalë pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë por do të qëndroj i vetizoluar sipas rekomandimeve të IKShPK-së. Do t’i dorëzoj të gjitha kontaktet e mia pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por ju lus të gjithëve që jemi takuar ditëve të fundit të vetizoloheni për disa ditë dhe të lajmëroheni nëse keni simptome. Punët në Komunën e Kamenicës do të vazhdojnë me intensitetin e njëjtë, dhe unë do të vazhdoj të punoj nga shtëpia”, ka shkruar ai në Facebook.

Të martën, në nivel vendi u konfirmuan 141 raste pozitive, ndera në rastin e Kamenicës ishte vetëm një, pikërisht kryetari Kastrati.