Lajme

Nis takimi Thaçi- Hoti

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e kryeministri Avdullah Hoti kanë nisur takimin e tyre në zyrën e presidencës së Kosovës.

Mediat nuk janë lejuar që të marrin pjesë në takim.

Nga takimi janë marrë vetëm pamje.

Kujtojmë se jy është takimi i parë i Hotit dhe Thaçit, pas zgjedhjes së qeverisë së re të vendit.

E ka pak ditë prej kur Hoti është vendosur në postin e kryeministrit të vendit, udhëheqje kjo e dalë nga një koalicion i lidhur në mes LDK, AAK,NISMA dhe komunitetet.