Lajme

Abazi i reagon ashpër Thacit: Njeri i poshtër, hajn, rrenc, kurrë nuk jam takuar me autoritetet Serbe

Ish zv/kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi ka reaguar pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi së ai ka qenë në Kopaonik për tri herë radhazi muajt e fundit dhe ka takuar zyrtarët e Qeverisë së Serbisë.

Abazi tha se Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59 dhe analfabet.

Ai mohoi të ketë qenë në Kopaonik dhe tha se kurrë s’është takuar me autoritetet serbe.

Madje ai tha se Prokuroria duhet të intervistojë Thaçin.

Postimi i plotë:

Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59 dhe analfabet. I përkukur para pllakës në Grackë.

Kurrë nuk kam qenë në Kopaonik dhe kurrë nuk jam takuar me autoritetet Serbe atje ashtu siç nuk kam qenë as edhe në dhomën e përgjimeve.

Prokuroria e shtetit duhet ta intervistoj hajnin dhe rrencin!