Kraki: Kosovë s’ka më, ka veç banda
Profesori i njohur Nezir Kraki që jeton dhe vepron në Francë, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përcjell Ministria e Lajmeve.
Kraki është shprehur se Akgjykimi i sontem nuk është dokument i një Gjykata kushtetuese por një komunikatë e zyres juridike të Hashim Thaqit.
Postimi i plotë :
Kam thënë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet te respektohen dhe poashtu kam thënë që unë i besoj Gjykatës.
Por, me sinqeritetin më të lartë personal dhe me integritetin intelektual që më karakterizon, më duhet t’ju them se Akgjykimi i sontem nuk është dokument i një Gjykata kushtetuese por një komunikatë e zyres juridike të Hashim Thaqit.
Prandaj në tërë tekstin e publikuar sonte nuk ka asnjë germ rreth legjitimitetit që buron nga zgjedhjet dhe as rreth stabilitetit politik e institucional të shtetit.
Teksti është ofendues dhe aspak profesional. Permban stil dhe fjalë të njejta me tekstin e deponuar në Gjykatë nga zyra e Thaqit.
Është tekst politik akuzues jo akgjykim juridik interpretues. Është skandali me i madh që i ka ndodhë Kosovës keto 20 vite. Është FUNDI i rendit kushtetues dhe i qeverisjes stabile në Kosovë.
Veç një detaj po e rikujtoj ketu per ta ilustruar këtë që thash:
Akgjykimi flet non stop për « votimin e mocionit te mosbesimot nga 2/3 e deputeteve… ». Konstatim puro politik dhe i njeanshem. Pse?
– sepse NUK ekzistojne dy versione të mosbesimit, një i shumicës së thjeshtë me 61 vota dhe tjetri (me i forte?) i shumices se kualifikuar me 2/3.
Mocioni është i suksesshem me 61 vota dhe Gjykata nuk ka pse t’ia jepe mocionit peshen e 2/3 me tendencen per ta bërë « super mocion » kur ajo kategori nuk ekziston askund ne Kushtetuete.
Duke vepruar keshtu, na del që Gjykata nuk ka bërë interpretim dhe sqarim të paqartësive kushtetuese por ka bërë interpretim politik të rastit dhe e ka dhunuar rendin kushtetues.
Gjykata poashtu sonte na tha se vendimi i saj i vitit 2014 ishte antikushtetues. Nuk ka vend ne botë që për raste të njejta prodhon dy juripridenca te ndryshme.
Më besoni që nuk po flas për partitë dhe ju garantoj me jetë që sonte u legalizua zhbërja e Kosovës edhe si gjeografi (me shkeputjen nje pjese te Veriut) edhe si shtet (me zhberjen e normave te qeverisjes).
Mbajeni mend këtë status!
Sonte bandat dhe pazaret politike u bënë kategori kushtetuese dhe këtë tragjedi LDK e kupton brenda disa muajve kur ta nxjerrin pa meshirshem nga pazari.
Unë s’di çka te them më. Sinqerisht kam shpresu që Gjykata do vepronte në interes të Kosovës. Nuk e kam mendu fuqinë e milionave dhe shtepive dhurata.
Edhe njehere: NUK FLAS PER PARTITE POR PER PARIMET E NJE DEMOKRACIE.
Keshtu qe mos ma lodhni fejsbukun me VV e LDK se sonte secili nga ju, pavaresisht partive, jeni humbes, e merrni vesh shpejt.