Lajme

Vuçiq: Askush nuk më ka përmend mua shkëmbimin e territoreve

Askush nuk më ka përmendur kurrë fshatra apo asgjë tjetër apo diçka të ngjajshme, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së televizionit Nova nëse, si president, ai ka marë oferta për shkëmbimin e territoreve dhe nëse kishte ndonjë ofertë midis tyre për shkëmbimin e 17 fshatrave serbe në Kosovë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

“Javën e kaluar, mbërritën lajmet nga Presheva që disa parti pretenduan se ishin të gatshme për të shkëmbyer 17 fshatra serbe në veri të Kosovës për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovacin. “A keni marrë ju si president, ofertën për shkëmbimin e territoreve, nga kur dhe nga çfarë ishte përmbajtja?”, e pyeti gazetari i Nova Presidentin e Serbisë, përcjell presheva.com.

“Kur ju shikoni Medvegjë, ju vetëm mund të buzëqeshni, nuk e kuptoj, atje jetojnë vetëm 6% e shqiptarëve. 42 përqind e serbëve ende jetojnë në Bujanoc,” tha ai.

Ai përsëriti se nuk e kupton se cilat 17 fshatra janë në fjalë.

“Ne kemi katër komuna në veri të Kosovës – Leposavic, Zubin Potok, Zvecan dhe Mitrovica”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se nuk pajtohet me një zgjidhje sipas së cilës Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe “ndonjëherë të marrë diçka”.

“Ne kemi kufijtë tanë të vendosur me Rezolutën 1244,” tha ai.

Kur u pyet nga gazetarët se si e komentoi deklaratën e Hashim Thaçit se ëndërron që Medvegja, Bujanova dhe Presheva të bëhen pjesë e Kosovës, ai tha se duhet kjo të mbetet vetëm në ëndrra.