Lajme

Kurti do të pranojë vendimin e Kushtetueses nëse ai do të jetë vetëm interpretim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdulla Hotin për kryeministër, por me një kusht: nëse aktgjykimi përbën interpretim të Kushtetutës.

Kurti ka lënë të hapur mundësinë e kontestimit të aktgjykimit në rast se me të caktohen afate brenda të cilave obligohet partia fituese ta ofrojë emrin e mandatarit pas kërkesës së presidentit, ani se të tilla afate nuk janë të parapara në Kushtetutë.

“Unë dua të besoj që ata do të bëjnë vlerësimin në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme. Nuk bëhet fjalë për asnjë cenim nga ana ime. Përkundrazi, unë jam i interesuar që ata të mbrohen maksimalisht. Ne do të respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese përderisa ai është interpretim i kushtetues siç është misioni i Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.