Komuna e Preshevës sot filloi dezinfektimin e Xhamive (Foto)
Në prag të heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe pritjes së vendimit për rihapjen e Xhamive, komuna e Preshevës ka filluar sot dezinfektimin e Xhamive në vendbanimet e komunës sonë, të cilin është duke e bërë ekipi i specializuar i Entit për shëndetin publik, filiala në Vranjë.
Ky aktivitet realizohet në bazë të Vendimit të aprovuar në mbledhjen e fundit të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, ku përveç objekteve fetare, parashihet dezinfektimi edhe hapësirave të Entit parashkollor në të gjitha paralelet e ndara, në tërë territorin e komunës sonë.